Bëhet realitet bashkimi i dy tregjeve energjetike Shqipëri-Kosovë.

Drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Skerdi Drenova gjatë fjalës së tij u shpreh se me realizimin e këtij projekti po hyjmë në vitet më të rëndësishme të shekullit të fundit sa i përket projekteve energjetike.

“Ky projekt garanton bashkimin e plotë të dy tregjeve energjetike. Po hyjmë në 5 vjeçarin më të rëndësishëm të 100 viteve të fundit. Prodhimi i energjisë nga dielli, era apo valët e detit janë sfidat e së ardhmes, sfida jonë është t’i kemi në sistemet tona të transmetimit. Në lidhje me objektivat tona do të doja të përmendja se do të aplikojmë tregun e balancimit, integrimin e burimeve të energjisë elektrike, zhvillimi i integruar i sistemit të transmetimit, krijimin e mundësive për KESH që të marrë pjesë”,- tha ai.

Një lajm të mirë e cilësoi përmes një statusi në Facebook, edhe vetë kryeministri Rama.

“Hedhim sot pas shumë përpjekjesh, një hap tejet të rëndësishëm për sektorin elektro-energjetik Shqipëri-Kosovë. Nisim më në fund operimin e pavarur të Kosovës, si Zonë Rregulluese brenda Bllokut Rregullues Shqipëri – Kosovë. Gjithashtu, nis transmetimin linja 400 kv mes dy vendeve, një vepër strategjike me impakt në rritjen e sigurisë dhe kapaciteteve elektro-energjetike të dy shteteve tona”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: