Dy ora të çmuara, njëra me vlerë të deklaruar 700 mijë euro, janë vjedhur dje në Milano. Ngjarjet që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën kanë ndodhur në Corso Venezia, dhe via Palestro, në zemër të qytetit italian.

“Preja” e grabitjes së parë ka qenë një 58-vjeçar, i cili madje e ka parë hajdutin teksa i ka vjedhur një orë ‘Richard Mille’, për të cilën agjentët e Volante thanë se kapte vlerën e 700 mijë eurove.

Në anën tjetër, ora që ju vodh një 62-vjeçari amerikan, banues në Florida ka vlerën 40 mijë euro. Në këtë rast ‘Rolex-i’ luksoz u vodh nga një person me skuter, që drejtohej nga një bashkëpunëtor i tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: