Zbardhet dëshmia e babit të Santiago Malkos të dhënë para trupës gjykuese në procesin gjyqësor kundër Blendi Tetës dhe 8 personave të tjerë. Gazetarja Klodiana Lala sjell për ‘BalkanWeb’ rrëfimin e babait të 27-vjeçarit Shefqet Malko.

Babai i viktimës tha para togave të zeza se lajmin për vrasjen e të birit e mësoi nga televizori, gjithashtu në momentin kur ka vajtur në vendin e ngjarjes nuk ka pasur asnjë postbllok policie. “Pse uniformat blu nuk i kanë kapur autorët?! Une nuk kam pasur dijeni që djali im të kishte konflikte me ndonjë person. Nuk njoh asnjë nga personat e dyshuar.”, mësohet të jetë shprehur babai i Malkso. Po i njëjti burim thotë se në seance nuk u paraqit bashkëshortja e viktimës, Dea Malko.

Sipas policise bashkëshortja e ish-punonjësit të policsë është larguar jashtë vendit. Ndërkohë në kërkim për këtë çështje janë Leonard Duka, 33 vjeç; Erlis Duka, 29 vjeç; Ilir Selmani, 34 vjeç; Oltian Loga, 38 vjeç; Dritan Agaj, 38 vjeç; Fatmir Hyseni Musai, 42 vjeç Aleksdandër Maxhaku, 37 vjeç; Xhoni Nica, 24 vjeç.

Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e ‘Xhamllikut’ në Tiranë, në makinën e tij tip “BMW X5”. Ai ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018, ku dhe ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës në ish-Bllok pas një përplasjeje me armë. Gjithashtu ish-polici i vrarë është përfshirë në një sherr me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb