KELCYRE

Stafi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” dhe i emisionit “Boom” takoi fëmijët e familjes Rrapo. Misioni i parë ishte të ndërronin rrobat e vjetra me të reja dhe të ngrohta. Elvisi dhe Fiori ndihmuan fëmijët të zgjidhnin rrobat e reja. Nuk munguan dhuratat. Rruga vijon më tej. Shqiptarët me zemër të madhe dhuruan për familjen Rrapo. Personalisht Elvis Naçi dhuroi 5000 euro në kujtim të babit të vet për këtë familje.

Ujyhmmn
Ujyhmmn

Familja Rrapo u fut për herë të parë në një banesë të mobiluar. Më në një fund një çati për familjen Rrapo. Ushqimi gjithashtu nuk do u mungojë pasi fondacioni “Firdeus” do u sigurojë vazhdimisht pako me ushqime. Momenti kur fëmijët dhe prindërit e tyre futen në banesë është emocionuese.

https://youtu.be/8HpxOvfvKkA

Nuk mungojnë lotët në sytë e tyre. Shprehin mirënjohje për ndihmën dhe përkrahjen që gjetën tek emisioni “ Shqiptarët për shqiptarët”.

Elvis Naçi: Sipërfaqja totale e banesës është 240 metra katrorë brenda dhe jashtë. Ta gëzoni këtë shtëpi. Sot na gëzuar. Shikojmë fëmijët që po lozin me lodra kanë shtëpi të ngrohtë më në fund. Ata janë të pafajshëm, ata nuk duan të vuajnë. Sot jemi më të gëzuar se kurrë që fëmijët janë të lumtur.

Një çift bashkëshortësh i dhuruan familjes Rrapo ushqime për një muaj. Ndërsa tre fëmijët më në fund buzëqeshën të sigurt se e nesërmja do jetë me e mirë.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb