Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në fjalën nga foltorja e kuvendit gjatë seancës së sotme, ka reaguar në lidhje me letrën e haputr të ish këshilltarit të ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, Ton Daans.

Në letër theksohej fakti se spitalin e Traumës, ekzaminimi për pasojat e një incidenti të ndodhur ka qenë i gabuar.

Ministrja Gjonaj ka vënë theksin në faktin se në 30 vite në Shëndetësi nuk kishte investimel. Sipas tij nuk mund të ndodhë magji në vetëm 8 vite të qeverisjes së Ramës, pavarësisht përmirësimeve dhe investimeve të kryera.

“Kam dëgjuar një miks akuza shpifjesh. Nuk e di pse sa herë ju flisni dhe i mëshoni të pavërtetave kënaqeni me historinë e viktimave. Sa herë përmendni viktima ju qesh fytyra. Edhe ju e dini shumë mirë që i keni shifra të sajuara.

Ka reaguar spitali. Kur flitet me transparencë flitet me transparencë me fakte. Dua t’i referohem reagimit të mjekëve për kritikat që u është bërë në këtë letër të hapur. Nëse ju i lexoni këto reagime do gjeni elementët më të mirë shkencorë teknikë. Nëse 30 vite nuk ishte investuar në shëndetësi për 8 vite nuk ndodhte magjia. Fakti që nuk u gjunjëzuam nga pandemia do të thotë se disa puna i kemi bërë mirë.

Jam e bindur që qytetarët dinë të vlerësojnë dhe të bëjnë krahasime. Si sot ofrohet shërbimi shëndetësor. Ata që e kanë në dorë për ta ndryshuar janë ata që kanë marrë besimin me votë për ta ndryshuar”, deklaroi Manastirliu.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb