ITALI- Një 36-vjeçar i pastrehë donte që të ‘festonte’ Krishtlindjen, dhe si zgjidhje gjeti të arrestohej nga policia. Kështu, i pastrehu për të përmbushur një gjë të tillë, i vuri zjarrin një makine të parkuar pranë një stacioni karburanti në Itali.

Në mënyrë që të mund të hante një vakt të ngrohtë ushqimi dhe të mos flinte në rrugë e në mes të ftohtit, Modou Sarr mendoi se do të ishte më mirë që Krishtlindjen ta kalonte në burg.

Sipas mediave italiane, për të siguruar arrestimin, burri iu afrua edhe automjeteve të tjera, për të bërë të njëjtën gjë, por policia ndërhyri në kohë. Pak minuta pas arrestimit, ai i tha policisë që e kishte bërë këtë akt me qëllimin që të futej në burg.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: