Si asnjëherë më parë, finalja e Champions League nisi 39 minuta me vonesë, e kjo për shkak të disa tifozëve të Liverpool, që donin të futeshin në “Stade de France” pa biletë. Njëri prej tyre ishte David Dawber. Ai ka treguar se në orën 16”45 sipas saj lokale, doli nga restoranti ku ndodhej dhe u nis për në stadium.

Atij iu bashkuan edhe shumë tifozë anglezë që donin të shihnin nga afër atmosferën. Tifozët ishin të zjarrtë dhe padurimi ishte i madh për të parë skuadrën e tyre që mund të shpallej kampione për herë të shtatë në histori.

Aludimi i parë i problemeve erdhi teksa mbështetësit e Liverpool kaluan nëpër nënkalimin midis stacionit dhe stadiumit. Tifozët në këtë çast, shikuan që kishte pengesa për t’u futur në stadium, por jo policë. Ishte diçka që s’e kishin hasur më parë, pasi në dy finalet e tjera, në Wanda Metropolitano dhe në Madrid, në 2019, kishin kaluar në tre pika kontrolli.

Megjithatë, të shtunën në mbrëmje, gabimi i parë në protokollet e sigurisë ishte tashmë i dukshëm.

Nuk kishte asnjë pikë kontrolli për disa tifozë me bileta që shkonin drejt portave A dhe B, gjë që i lejonte këdo hyrje deri në stadium. Dy furgona policie ishin parkuar horizontalisht matanë rrugës, duke i futur mbështetësit në një vendkalim të ngushtë dhe duke nxitur të krijoheshin radhë të mëdha.

Tifozi Dawber mbërriti në tribunën prapa porte rreth orës 19:00, dy orë para fillimit të sfidës, edhe pse nuk kishte një biletë. Policët mungonin sërish, e kjo bëri që shumë tifozë të tjerë të futeshin pa biletë. Anglezët filluan të bëheshin më të zhurmshëm dhe këtu ndërhyri policia, e cila nisi të përdorte gaz lotsjellës.

Ndërkohë disa tifozë, që u bënë protagonist të këtyre skenave thanë:
“Pamë që policia na hodhi gaz lotsjellës. Shumë njerëz nuk po duronin dot, largoheshin të shqetësuar”, tha një tifoz.

Një tjetër shtoi:

“Ndodheshim shumë tifozë pa bileta, kur Policia hodhi gaz lotsjellës. Ishte një tmerr”.

Ndërkohë, Dawber, ka treguar për mediat se sjellja e Policisë ishte tepër e dhunshme dhe shtoi se nuk do të shkonte më në një finale tjetër nëse përsëriteshin të tilla akte.

“Nuk ishte një oficer policie, por civil. Na u drejtua me armë. Nuk do të doja të shkoja si tifoz në një finale tjetër si kjo. Ishte e pasigurt që fansat të fajësohen për atë që ndodhi, ishte e turpshme”, tha tifozi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb