TIRANE- Nënkryetari i PD-së Edi Paloka përmes një statusi në ‘Facebook’ ka sulmuar qeverinë ‘Rama’, ndërsa i është kthyer çështjes së audio-përgjimit ku implikohet vëllai i ministrit Xhafaj.

Sipas Palokës për ekspertizën e zërit të Agron Xhafajt nuk është bërë asnjë shenjë, ndërsa kryeprokurorja Arta Marku ‘nuk di gjë’. Mes të tjerash Paloka tha se krimi dhe vrasjet bëjnë çdo ditë kërdinë, ndërsa Xhafaj vijon të jetë ministër i Brendshëm.

“Nderkohe papunesia, varferia, pabarazia dhe padrejtesia, thellohen. Kryeskllavopronari i shqiptareve e njeh mire devizen: “Skllavit hiqi buken dhe shtoi drurin qe ta mbash nen sundim”. Çeshtja mbetet, a do pranojme te trajtohemi si skllever?”, shkruan Paloka.

REAGIMI I PALOKËS
Grabitja tek TK perkohesisht eshte bllokuar.
Nderkohe vazhdon grabitja me gjithe PPP-te e tjera.
Per ekspertizen e zerit te Agron Geron Xhafajt qe Rama “e beri” brenda nje dite, nuk ka asnje shenje. PPP Marku “Nuk di gje”, askush nuk e ka thirrur Ramen te pergjigjet per kete ceshtje!
Vellai i Agron Geronit vazhdon te jete minister i brendshem. Askush nuk jep shpjegime ende se perse ligji antimafia nuk ka vepruar ndaj Fatmir Xhafajt.
Nderkohe krimi ben kerdine cdo dite; vrasje, tritol, grabitje, dhune…
Droga vazhdon te kultivohet e te trafikohet me tonelata por Fatmir Xhafaj sipas tradites se “Rilindjes” eshte “ministri me i suksesshem”, madje ja ka kaluar dhe Tahirit . Tahiri kishte eliminuar 99% te parcelave, Xhafaj deklaroi “Zero kultivim kete vit”. Nuk kuptohet, keto parcelat qe shpall se kap vete policia dhe tonelatat qe kap Italia, nga dalin!!!
Prokurorja e krimeve te renda, qe u gradua ne kete post pas sukseseve qe pati ne prokurorine e Durrësit ( ne tre muajt qe drejtoi , u vodh posta sekrete dhe vete zyrat e prokurorisë) me ne fund paska kërkuar te dije ne se ka apo jo “peshq te mëdhenj” nen procedim tek kjo prokurori. Te shohim a do gjenden dosjet dhe përgjimet e ministrave, deputeteve dhe kryebashkiakeve socialist qe ishin ne procedim deri ditën qe prokuroret e Rames u dërguan për t’i zhdukur.
Vettingu vazhdon avazin cdo dite. Nuk e di sa te korruptuar ka hequr nga sistemi, po dihen te gjithe te korruptuarit qe ka mbajtur sepse i kane sherbyer dhe jane te vendosur ti sherbejne Rames.
Sistemi i drejtesise ka rene. Shejtani tani mund te bej c’te doje; te grabise me ligj special antikushtetues pronat publike dhe private. Te fale dhe detin e naften poshte tij sepse askush nuk mund ta ndale.
Qytetaret qe me te drejte ankoheshin per te korruptuarit ne sistemin e drejtesise, tani nuk kane as ku te ankohen. Shejtani ka shpallur shtetin pa sistem drejtesie.
Nderkohe papunesia, varferia, pabarazia dhe padrejtesia, thellohen.
Kryeskllavopronari i shqiptareve e njeh mire devizen: “Skllavit hiqi buken dhe shtoi drurin qe ta mbash nen sundim”
Çeshtja mbetet, a do pranojme te trajtohemi si skllever?
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: