Nuk kanë të ndalur akuzat ndaj Princit Andrew për abuzime seksuale me vajza të reja. Që prej kohës kur u vetëvra Jeffrey Epstein janë publikuar një sërë akuzash sesi Epstein, Princi britanik e shumë emra të tjerë të njohur kanë abuzuar seksualisht me vajza 17 dhe 18-vjeçare.

Virginia Giuffre, “skllave seksi” e Jeffrey Epstein, i cili vrau veten një vit më parë, dyshohet se ka kaluar dy ditë vetëm me Princin Andrew për të përmbushur çdo nevojë të mbretit.

Këto pretendime janë bërë në një dorëshkrim që akuzuesja e Epsteinit e cila shkroi se është abuzuar nga multimilioneri.

Giuffre shkroi në librin e saj të titulluar “Klubi i Biliarderit Playboy” – se ishte e vështirë për të qenë një “skllave seksi” e këtyre burrave.

“Nuk ishte e lehtë të plotësosh dëshirat seksuale të këtyre burrave të çuditshëm, Princi ishte një prej tyre.”- pohoi ajo, sipas Daily Mail.

“Ai i donte këmbët e mia dhe madje lëpiu mes gishtërinjve të mi. Kishte mungesë pasioni në intimitetin që ne ndamë, për të unë isha thjesht një vajzë, dhe për mua, ai ishte thjesht një punë tjetër.”- shkroi Giuffre për princin.

Giuffre shkroi se Maxwell e dërgoi atë vetëm në fermën e zjarrtë të Epsteinit, në 2001, kur ishte rreth 17 ose 18 vjeç, për të takuar Dukën e Jorkut, ku me të ajo dyshohej se kishte bërë seks të paktën një herë në Londër.

“Detyra ime ishte ta argëtoja atë pafund, pavarësisht se më duhej ta dhuroja trupin tim gjatë një masazhi erotik.”- tha ajo.
Virginia tha se ndihej e neveritur më vonë, megjithëse ishte paguar mirë nga Epstein për vizitën, gati 1.000 dollarë. Ajo tha se pastaj fluturoi përsëri në Nju Jork për t’u takuar me Epstein dhe Maxwell. Epstein vrau veten teksa ishte në paraburgim në Manhattan në pritje të gjyqit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb