25 njerëz janë lënduar pasi një anije u përplas në një kalatë në Leith, Skoci, afër Edinburgut, tha një zëdhënës i shërbimeve të emergjencës.

Sipas informacioneve, anija kërkimore e quajtur Petrel i përket bashkëthemeluesit të Microsoft, Paul Allen.

Në vendngjarje kanë mbërritur pesë autoambulanca, një helikopter dhe tre ekipe të kujdesit special.
Fotot e postuara në Twitter tregojnë një anije të madhe, e cila ishte vendosur në një platformë mirëmbajtjeje, të anuar në njërën anë. Një anëtar i këshillit lokal tha se incidenti ishte për shkak të erërave të forta që frynin në zonë.

Policia i këshilloi njerëzit të shmangnin zonën dhe tha se anija, e cila ishte në një platformë mirëmbajtjeje, doli nga vendi i ankorimit të saj.

Një zëdhënës i policisë lokale tha: “Oficerët dhe kolegët e shërbimit të urgjencës iu përgjigjën menjëherë një incidenti në Imperial Dock në Leith, Edinburgh, ku një cisternë është shkëputur nga shtrati i saj. Policia ka mbërritur në vendngjarje rreth orës 08:35. të mërkurën dhe oficerët qëndrojnë në vendngjarje. Publikut i kërkohet të shmangë zonën për të lejuar aksesin e shërbimeve të urgjencës.”

Në vendngjarje janë dërguar edhe ekipet e shpëtimit nga roja bregdetare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb