Ish-kreu i qeverisë skoceze, Alex Salmond u arrestua dhe po hetohet për ngacmin seksual, bëhet e ditur nga policia skoceze.

‘Mund të konfirmojmë se një person 64 vjeç u arrestua dhe po hetohet’’, deklaroi për median një zëdhënëse e policisë Scotland, e pyetur në lidhje me arrestimin e Alex Salmond, i cili drejtoi deri në 2014 partinë indipendentiste skoceze (SNP) në pushtet në Skoci.

Akuzat e ngritura ndaj ish-liderit nacionalist, i cili udhëhoqi Skocinë deri në 2014, kanë ndodhur në 2013, gjatë mandatit të tij si kryeministër (2007-2014).

Sipas mediave skoceze, dy anëtarë të stafit të tij denoncuan raste të ngacmimeve seksuale që mund të kenë ndodhur në rezidencën zyrtare të kryeministrave skocezë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb