Skocia arriti të shkaktojë surprizën e madhe mbrëmë në kualifikueset e Euro 2024, teksa mundi 2-0 Spanjën me golat e McTominay. Zemërimi është aq i madh tek të besuarit e De La Fuentes, saqë lojtari i spanjollëve, Rodri e quan të shpifur futbollin e kundërshtarve të mbrëmshëm.

“Skocia ndoqi një taktikë dhe unë e respektoj këtë, por në mendimin tim është një futboll i shpifur. E kishin mendjen të vonin lojën, të provokonin. Binin në tokë në kontaktin më të lehtë. Për mua ky nuk quhet futboll. Loja ka nevojë për ritëm, kështu është ndërtuar ky sport. Nuk mund të lë pa përmendur edhe arbitrin që duhej të bënte diçka dhe jo të qëndronte pa marrë asnjë vendim.

Ishte pak frustruese për ne sepse donim të fitonim me patjetër, por bëhet e vështirë nëse kundërshtari nis dhe harxhon minutat. Këto ishin “armët” e tyre, tashmë duhet të nxjerrim mësime dhe të përmirësohemi për ndeshjen e radhës”, – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: