Kaos në Skoci për pezullimin e kampionatit. Liga e futbollit në vend u kishte kërkuar 42 klubeve të saj të vendosnin fatin për tre kategoritë e ulëta dhe të shtynin për një moment tjetër vendimin për Premiership. Vota “jo” e Dandit nuk kishte mbërritur kurrë në mail, por kishte përfunduar në dosjen “Spam”.

Kjo bëri që klubi ta rimendonte dhe “jo”-ja u kthye në një “po”. Kjo ka zemëruar shumë Rejnxhërsin që refuzon të shohë titullin kampion t’i shkojë Sëlltikut, një derbi shumë i fortë në Gllasgou që tashmë pritet të shkojë drejt gjykatës. Ata që kërkojnë një hetim të pavarur për këtë situatë janë edhe klubet e dënuara për të rënë një kategori më poshtë, Harts dhe Stanra.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb