SKRAPAR- 40 fshatra të Skraparit prej 5 ditësh vuajnë mungesën e energjisë elektrike. Sipas kreut të kësaj Bashkisë, Nesim Spahiu shkak për këtë situatë është bërë dëmtimi i shtyllës së tensionit të lartë. Spahiu deklaron se janë rreth 1300 banorë që aktualisht janë pa energji elektrike, ndërsa shton se deri më tani nuk është marrë asnjë masë. Ai bën “Janë 40 fshatrat pa energji prej 5 ditësh. Shkak është bërë dëmtimi i shtyllës së tensionit të lartë. Janë rreth 1300 banorë pa energji. Ja paraqitëm shqetësimin OSHEE-së, por nuk është marrë asnjë masë. Duhet ndërhyrje urgjente, situata është shumë e rëndë, aq më tepër në këtë periudhë”, deklaron kreu i Bashkisë së Skraparit. (m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: