SKRAPAR- Banorët e tetë fshatrave në Skrapar prej më shumë se 10 ditësh vuajnë mungesën e energjisë elektrike. Shkak për këtë situatë është bërë moti i keq, reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta, gjë që solli edhe dëmtimin e linjës elektrike në Tomorricë.

Por prej më shumë se 10 ditësh, nuk është bërë asnjë ndërhyrje, dhe rreth 400 familje përballen me mungesën e energjisë, ndonëse edhe temperaturat janë ulur ndjeshëm ditët e fundit.

Kreu i Bashkisë së Skraparit i është bashkuar zërit të banorëve të këtyre fshatrave, duke i kërkuar OSHEE të ndërhyjë për të riparuar defektin, dhe për të normalizuar situatën.

“Punonjësit e OSHEE i lënë zonat malore pa drita”, është shprehur N.Spahiu.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb