SKRAPAR- Një 32-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme teksa lahej në lumin e Skraparit. Ngjara ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Potom. Sipas policisë, i riu Daniel Shahinaj dyshohet se ka pësuar atak kardiak sapo ka hyrë për t’u larë në lumë.

Ndërkaq, uniformat blu kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.

(be/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb