SKRAPAR- Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur pasi makina me të cilën udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi në lumin e Osumit. Ngjarja ka ndodhur tek vendi i quajtur “Hija e kakrukës”, në Skrapar, rreth orës 18:00.

Si pasojë e aksidentit humbi jetën shtetasi me inicialet S.O, 43 vjeç, ndërsa 4 pasagjerët e tjerë që ndodheshin në makinë fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Mjeti me targë AA 695 FK ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë së madhe dhe lagështirës në rrugë, duke përfunduar më pas në lumë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave e shkaqeve të aksidentit. Ndërkohë që të plagosurit janë dërguar me helikopter drejt kryeqytetit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb