SKRAPAR – Policia në Skrapar ka vënë në pranga dy vëllezër, të cilët u kapën në flagrancë me 4 kg e 400 gramë lëndë narkotike, e dyshuar marijuanë. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se në pranga kanë rënë shtetasit, Taulant Gorçe, 26 vjeç dhe Ramiz G, 16 vjeç, banues në Potom Skrapar.

Sipas policisë, arrestimi në flagrancë ndaj shtetasve të mësipërm u bë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre në fshatin Potom, Skrapar, është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 4 kg e 400 gramë lëndë narkotike e dyshuar marijuanë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, Seksioni i të Miturve, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: