TIRANE

Pas kërkesës për interpelancë për buxhetin e bashkisë Skrapar ndaj  ministres së Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili e akuzon këtë të fundit për mashtrim. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Vasili nuk kursen as akuzat për kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi të cilin e akuzon se e shkatërroi parlamentin.

“Shkaterrimi i funksionimit te kuvendit eshte pergjegjesi direkte e Gramoz Ruçit, i cili nuk mund te perdore parlamentin per interesat e tij personale,qe i realizon duke i bere qejfin ne menyre servile Edi Rames armikut me te madh te parlamentarizmit.

Salla e parlamentit nuk eshte prone e maxhorancave cilado qofshin,as e kryetareve cilido qofshin,as e kryeministrave nga cilado parti qofshin”, shkruan Ruçi.

Postimi i Petrit Vasilit

Pse Gramoz Ruci shkaterroi parlamentin dhe pranoi mashtrimin e ministres se financave.

Ministrja e financave Anila Denaj eshte kerkuar te vinte ne seance plenare ne interpelance urgjente per bllokimin e financave per kopshtet dhe cerdhet ne Skrapar.

Ministrja Denaj ka informuar kuvendin se per here te dyte nuk mund te zhvillonte interpelancen as ne seancen e sotme te dates 14 shkurt sepse sipas shkreses “prezenca e ministres Anila Denaj ne seancen e dates 14.02.2019 nuk eshte e mundur”

Por ministrja Denaj ne menyre te turpshme ishte prezente ne seance.

Kryetari Gramoz Ruci i cili ka lejuar çthurjen totale te Kuvendit u pajtua me kete situate te turpshme dhe nuk e zhvilloi interpelancen.

Ka disa oyetje te medha te cilave kryetari Ruçi nuk mund t’u bishtnojë më as me arrogance as me brutalitet,as me vota.

1.Per cfare rregullore flet akoma Ruçi?
2.Perse Ruçi e ka shnderruar parlamentin ne nje zgjatim te shemtuar te qeverise?
3.Perse Ruçi harroi pretendimet, qe kishte ndaj qeverise kur ishte vete ne opozite?
4.Perse Ruci pajtohet me kete perçmim qe qeveria i ben parlamentit dhe parlamentarizmit?
5.Edhe sa kohe do te fshehe e mbylle Ruçi dhunimin e rregullores se kuvendit me forcen e votave?
6.Perse Ruçi edhe sot shkeli rregulloren me urdher te Rames duke futur ne kaos parlamentin ?
7 Perse Ruçi kurre nuk ka paralajmeruar e denuar kurre sjelljet e ulta dhe vulgare te Edi Rames ne sallen e kuvendit dhe te para boterisht nga te gjithe qytetaret permes medias?

Shkaterrimi i funksionimit te kuvendit eshte pergjegjesi direkte e Gramoz Ruçit, i cili nuk mund te perdore parlamentin per interesat e tij personale,qe i realizon duke i bere qejfin ne menyre servile Edi Rames armikut me te madh te parlamentarizmit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb