Milan Skriniar i ka thënë “Jo” Inter-it, refuzon rinovimin e kontratës, të paktën për momentin.

Një ditë pas suksesit në Superkupën e Italisë, përfaqësuesit e sllovakut i kanë kthyer përgjigje drejtuesve të klubit zikaltër, duke i bërë të qartë se për momentin do të shqyrtojnë ofertat e tjera.

Skriniar Scaled E1600945883558 1280x720
Skriniar Scaled E1600945883558 1280×720

Ky është një sinjal i qartë, është shumë e vështirë që sllovaku të qëndrojë në Milano. Marotta bëri gjithçka për të joshur lojtarin, bëri një sakrificë ekonomike duke i ofruar 6,5 milionë euro në sezon, plus bonuse, por oferta e PSG, 9 milionë euro në sezon, ka bërë që Skriniar të refuzojë propozimin e Inter.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: