Mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar ka folur rreth rinovimit të tij me skuadrën italiane. Sllovaku ka qenë një nga lojtarët kryesor të Interit në sezonin e fundit, ku zikaltërit u rikthyen në Ligën e Kampionëve pas gjashtë viteve mungesë. Por, paraqitjet e tij të mira kanë vazhduar edhe këtë sezon duke e bërë një nga shtyllat kryesore të skuadrës zikaltër. Paraqitjet e tij dhe forma e lartë kanë bërë që mbrojtësi i ri sllovak të jetë i lidhur me shumë klube europiane. Manchester United dhe Barcelona kanë qenë veçanërisht të prirura për të transferuar qendërmbrojtësin e talentuar. Por, Skriniar tani ka lëvizur për të qetësuar tifozët për mungesën e përparimit në bisedimet për një kontratë të re me zikaltërit. “Nuk ka lajme për rinovimin, pasi tashmë ne luajmë çdo tre ditë. Kur të kemi më shumë kohë në dispozicion, ne do të flasim me klubin. Tifozët duhet të qëndrojnë të qetë”, u shpreh “muri” i Interit në një intervistë për Sport Mediaset. (o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb