Paraqitjet e Strakoshës te Lazio gjatë këtij sezoni kanë bërë jo pak përshtypje dhe këtë e vërteton së fundmi oferta e bujshme e klubit të Bayern Leverkusen.

Sipas “Corriere della Sera” skuadra e ‘Bundesligës’ ka ofruar 30 milionë euro për të marrë portierin shqiptar të Lazio-s, për të cilin bardhekaltërit nuk kanë shpenzuar asgjë për ta afruar pasi ishte një gjetje e Igli Tares, drejtorit sportiv të Lazio.

Kjo ofertë gjithsesi nuk e bind Lotiton, por sipas këtij burimi nëse Leverkusen këmbëngul dhe e dërgon ofertën në 40 mln euro atëherë numri 1 i Lazio-s mund të diskutojë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb