Konfirmohen dy finalistët e Kupës së Shqipërisë. E para që ka hyrë në finale ka qenë skuadra e Laçit. Mësohet se takimi Laçi-Tirana përfundoi me rezultatin 1-0.  Kurbinasit ishin agresivë që në minutat e para dhe u munduan të kërcënonin portën, ndërsa goli i avantazhit për ta erdhi në minutën e 62-të me autor Xhejms.

Në minutën e 17-të u regjistruat episodi i parë i këtij takimi. Bardheblutë gjatë pjesës së dytë të takimit humbën edhe Muzakën, i cili doli i dëmtuar duke i lënë vendin Kalarit. Laçi u mundua të shfrytëzojë disavantazhin numerik në fushë dhe vazhdoi të sulmojë vazhdimisht portën e Tiranës. Ndërkohë, takimi Kukësi-Skënderbeu u mbyll në rezultatin 1-1, ndërsa pritet finalja e madhe me Laçin më 23 maj.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: