Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmë në përfundim të sfidës Lech Poznan-Legia. Skuadra e cila luan edhe sulmuesi i kombëtares shqiptare Armando Sadiku, Legia, është mundur me rezultatin 3-0 nga vendasit. Mirëpo kjo situatë nuk i ka pëlqyer aspak ultrasve të skuadrës që i kanë bërë pritë stafit të klubit.

Polakja “Przegladsport” raporton se 50 huliganë kanë pritur ekipin në parkingun e stadiumit, aty ku ata po bëheshin gati për tu larguar me autobuz. Tifozët huliganë si fillim kanë kërkuar të sqaroheshin, por më pas ka shpërthyer dhuna mes palëve. Lojtarët u munduan të largoheshin nga vendi i ngjarjes, por nuk i kanë shpëtuar dot goditjeve të forta në kokë e në trup.

Pretendohet se lojtarët morën grushte dhe shuplaka, përfshi edhe Aleksandar Vukovic, asistent trajneri dhe njëkohësisht legjenda e klubit polak. Në këtë mes është përfshirë edhe sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku i cili e ka pësuar si shokët.
nintchdbpict000343684442
Tifozët famëkeq të Legias në fund teksa largoheshin kanë dhënë edhe një kërcënim: “Nëqoftëse luani sërish kështu ndeshjen e ardhshme, ne do të vijmë sërish”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb