Pjestarët e ekipit të Vllaznisë janë befasuar paraditen e sotme teksa në dhomat e zhveshjes së tyre përpara nisjes së seances stërvitore, u ka mbërritur një vajzë e vogël 6-vjeçare.

Bëhet fjalë për Onesën, vajzën e gazetarëve Senad Nikshiqi dhe Merisa Gjoni, e cila me shallin e Vllaznisë në qafë dhe me një libër në dorë e shoqëruar edhe nga i ati, i ka përshendetur të gjithë.

Më pas i është drejtuar trajnerit duke i dhuruar librin e historisë së Shkodrës, por një libër që tregon edhe për kulturën e madhe dhe traditat e qytetit, e po ashtu edhe futbollistëve duke ju dhuruar nga një lule për kënaqësinë që po u japin të gjithë.

Një gjesti të tillë i ka kushtuar vëmendje edhe vete klubi shkodran që e ka postuar këtë veprim të kësaj tifozeje të vogël në faqen e tij zyrtare ku shkruhet:

SURPRIZA E BUKUR E ONESËS…
Onesa 6 vjeçare i ka bërë një suprizë të bukur sot ekipit të Vllaznisë. Ajo i ka dhuruar trajnerit Thomas Brdariç një libër në lidhje me historinë e Shkodrës në shenjë respekti për punën që po bën për këtë skuadër.

U ka dhuruar të gjithë futbollistëve nga një lule për kënaqësinë që po i jep asaj por edhe gjithë Shkodrës.
Bravo Onesa Nikshiqi, tifozja e vogël kuqeblu!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: