Kryeministri Edi Rama foli për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe bërjen e kësaj të fundit funksionale. Rama tha se janë të gjitha mundësitë për ta çuar përpara këtë proces, ndërsa shtoi se vendet do të plotësohen sipas të gjitha rregullave.

“Nuk ka asnjë detyrë të drejtpërdrejtë qeveria në këtë drejtim, sepse sistemi është i pavarur prej nesh, por në dijeninë time janë të gjitha mundësitë që ne si parlament, si vend, ta çojmë përpara këtë proces. Shpresojmë që procesi të vazhdojë normalisht dhe vendet të plotësohen sipas të gjitha rregullave dhe procedurave”, deklaroi kryeministri.

Më tej, ai foli për zgjedhjet e 25 prillit 2021, ku tha se skuadra e tij do të ketë edhe eksperiencën, edhe energjinë e re.

“Kemi mbi 50 të rinj e të reja që duan të na bashkohen në skuadrën tonë të 2021. Skuadra jonë do të jetë një skuadër që do të ketë edhe eksperiencën, edhe energjinë e re”, u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb