Kryeministri Edi Rama, në një takim qytetin e Shkodrës, ku prezantoi kandidatët për deputetë të PS në këtë qark, foli dhe për skuadrën e krijuar.

Ai tha se PS në këto zgjedhje ka formuar një ekip harmonik, ku janë ndërthurur eksperiencat dhe profesionet.

Ai tha se ky ndryshim është organik dhe filozofik për Partinë Socialiste.

“E rëndësishme është që pikërisht skuadra në Shkodër, në çdo qark ka një ndërthurje të gjithë elementëve që duhen. Një skuadër nuk mund të ketë vetëm sulmues, po flas me gjuhën më të zakonshme për të gjithë, nuk mund të ketë vetëm lojtarë që dinë të driblojnë bukur, por edhe të tjerë, që janë aty të domosdoshëm dhe që ata nuk arrijnë dot, i ka të gjithë repartet e plotësuara. Ka një harmoni si asnjëherë më parë moshash, gjinore, sa i përket edhe larmisë së eksperiencave. Janë nga të gjitha rrugët e jetës bashkuar në këtë skuadër për të çuar përpara projektin tonë me vizionin e Shqipërisë 2030 dhe filluar një proces ripërtëritës që është organik, filozofik në Partinë Socialiste”, tha Rama.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb