Ekipet shqiptare që luajnë në Europë mësuan ditën e sotme kundërshtarët e turit të dytë të Ligës së Konferencës në rast se ata kalojnë me sukses turin e parë.

Partizani do të luajë ndaj gjigantëve të Bazelit, me këta të fundit që kanë eksperiencë të madhe në Europë, pasi për disa vite kanë luajtur edhe në Ligën e Kampioneve.

Në rast se Vllaznia kalon boshnjakët e Shirogi Brijeg në turin e parë, atëherë i pret një tjetër përballje e vështirë, pasi luajnë ndaj qipriotëve të AEL Limasol.

Laçi gjithashtu nuk do e ketë të lehtë, pasi është vendosur përballë rumunëve të Krakovas. Në këtë kompeticion mund të luajë edhe Teuta, në rast se eliminohet nga turi i parë i Ligës së Kampioneve, ku përballet me Sheriff Tiraspol.

Nëse durrsakët eliminohen, do të luajnë ndaj humbësit të finales së turit paraeliminator të Ligës së Kampioneve, ku bëjnë pjesë: Folgore (SMR) / Prishtina (KOS) – Tórshavn (FRO) / Inter Klub D’Eskaldes (AND).

SHORTI I TURIT II I CONFERENCE LEAGUE

Bazel (Zvicër)) vs Sfintul George / Partizani

AEL Limasol (Qipro) vs Siroki / Vllaznia

Kraiova (Rumania) vs Laçi / Podgorica

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb