Tottenham ishte skuadra e katërt e Premier League që u kthye në stërvitje pas një pushimi thuajse dy mujor. Më parë në fushë kishin zbritur edhe lojtarët e Arsenal, West Ham dhe Brighton. Sigurisht në seanca individuale, të besuarit e Jose Mourinho nisën përgatitjet me shpresën që kampionati anglez të përfundojë sezonin.

0 Gettyimages 1206148342
0 Gettyimages 1206148342

Takimi në kompleksin stërvitor të klubit londinez u shoqërua edhe më një tjetër lajm të mirë për “Spurs”, pasi i pranishëm ishte edhe Harry Kane. Kapteni është në fazat e fundit të rikuperimit pas dëmtimit të rëndë, teksa pezullimi i sezonit dhe sipas të gjitha shanseve, luajtja e tij në muajt e verës, do t’i lejojë sulmuesit rikthimin në fushë. Ndërkohë, edhe ekipet e tjera pritet që të rinisin përgatitjet, megjithëse orët e fundit, kthimi i Premier League për të mbyllur sezonin është frenuar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Protokolli i miratuar nga qeveria në vend është kundërshtuar nga autoritet sanitare. Sipas planit, Liga do të paguante për 1 mijë tamponë në javë për futbollistët dhe stafet teknike, po NHS bën të ditur se testimi në masë I lojtarëve nuk është etik dhe praktik. Kjo pasi, labotatorët do të kalonin kapacitetet e tyre dhe se nuk do të ishte korrekte për personat e tjerë, që gjithashtu duhet të testohen. Mediat angleze i kanë bërë jehonë prendimeve të autoriteteve sanitare, duke ngritur dyshime për rinisjen e Premier League.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb