I ftuar në emisionin ‘’EUROMANIA’’ të moderatores Enxhi Biba në ‘’News 24’’, trajneri i njohur shqiptar Ardian Mema analizoi sfidën e mbrëmjes Itali-Spanjë duke u shprehur se skuadrat e kanë bërë trend vjedhjen e lojës nga njëra-tjetra.

“Trendi i futbollit të sotëm është bërë që skuadrat kanë vjedhur mënyrat e lojës së njëra tjetrës. Italia do të hyjë në modelin e Spanjës sepse duhet, por më pas kthehet tek origjina e vet, tek italianët. Sot do të vendosi si të lexohet loja, strategjitë janë zgjedhur, por mund të ketë dhe surpriza. Ne kemi mësuar paparashikueshmëria në futboll. Mund ta kesh bërë gati të gjithë strategjinë, por mund të dali diçka që të prish të gjitha planet.

Është një ndeshje shumë e luftuar ku do të përfitohet shumë nga gabimet. Italia është më pragmatiste si ekip sepse ka mentalitetin ‘’Mund të luaj keq, por rëndësi ka rezultati’’, ndërsa Spanja e ka më të vështirë këtë pjesë pasi ka një mënyrë të luajturi tjetër dhe është më e brishtë. Italia sa i përket fazës mbrojtëse është ekipi i pare në botë, ka mësuar gjithë bota nga Italia në këtë aspekt.

Gjatë gjithë kohës te Spanja mendojnë se topi në zotërim lodh kundërshtarin, por duhet pasur kujdes sepse sulmohet me ekuilibër. E mendoj shumë të vështirë sepse janë dy ekipe që e njohin mirë njëra tjetrën. Tek Italia besoj sepse është pragmatiste, dhe thotë kam fuqi kam dhe këtu dua të arrij. Dhe një Itali që nuk llogaritej fare, fitonte Kupën e Botës, janë të paparashikueshëm”, tha Mema.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb