DURRËS – Skulptori i mirënjohur Qazim Kërtusha ka hapur ekspozitën e tij personale me temë “Plastikë Urbane dhe grishje për diskutim” në galerinë e Artit Pamor “Nikolet Vasia” në Durrësit.

Qazim Kërtusha e ka nisur karrierën e vet 35 vjet më parë, bën të ditur Drejtoria Rajonale e Kulturës. Ai është njëri ndër skulptorët më aktivë në jetën artistike të Shqipërisë. Mes shumë veprave të tjera, ai është autor dhe bashkëautor i shtatores së Aleksandër Moisiut në Vienë të Austrisë, i shtatores së Haxhi Zekës në Pejë, i shtatores së dëshmorit të UÇK-së Indrit Cara, shtatores së ish-presidentit amerikan Xhorxh Bush në Fushë Krujë, i bustit të dom Nikollë Kaçorrit, zv.kryeministrit të qeverisë së pavarësisë, John Lennon në Durrës, etj.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb