Për dy ditë Kavaja do të filmohet e gjitha nga lart me qëllim promovimin e vlerave të saj kulturore, historike dhe turistike.

Shoqata e aeronautikës Shqiptare nisi nga Kavaja turin e saj të spektaklit nga ajrit “Sky Sport Albania”, i cili zhvillohet për të 9 vit radhazi me qëllim promovimin e bukurive të këtij qyteti, veçanërisht atyre bregdetare. Në një takim të organizuar me këtë rast ishin të pranishëm drejtues të lartë të pushtetit lokal dhe atij qendror.

Kryetari i Bashkisë së Kavajës Redjan Krali tha se kjo është një mundësi e mirë për të mbështetur zhvillmin e turizmit në Kavajë. Po pres me shumë interes edhe ngritjen e një piste të mirëfilltë të fluturimit më prashyta në Kavajë, pasi kjo do të sjellë edhe më shumë turistë, veçanërisht ata që janë të apasionuar pas fluturimeve.

Nga ana e tij kryetari i Këshillit të qarkut Tiranë Aldrin Dalipi u shpreh i kënaqur që Kavaja do të jetë pikënisja e këtij projekti të rëndësishëm turistik. Ne mbështesim çfardolloj nisme e cila lidhjet me turizmin dhe ndikon pozitivisht në promovimin e tij.

Hedhja me parashyta u realizua nga Qerreti, për të pëshkruar fillimisht të gjithë vijën bregetare të Kavajës, deri në Vilë Bashtovë, më itenerar Kepi i Rodonit- Vilë bashtovë e më pas do të flyturohet mbi qytet dhe rrethina. Skay Sport Albania është një projekt i cili ka për qëllim promovimin e turizmit dhe bukurive shqiptare dhe organizohet nga Shoqata e Aeronautikës Shqiptare nën kujdesin e Ministrisë së Turizmit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb