Transferimi i Matthijs de Ligt te Juventusin ende nuk është mbyllur. Sipas raporteve të Sky Sports, marrëveshja mes klubeve nuk ka ardhur akoma. Sipas këtij rrjeti televiziv, oferta e parë e Juventusit për Ajax ka qenë 54.9 milionë euro plus 10 në variabla dhe është larg pretendimeve të klubit nga Amsterdami, i cili ka vlerësuar talentin në 75 milionë euro.

Nënpresidenti i Juventusit, Pavel Nedved dhe drejtori sportiv, Fabio Paratici, duan ta bëjnë operacionin më të lirë duke e bërë të qartë se vullneti i lojtarit është të arrijë në Torino. Diferenca midis dy klubeve është 10.1 milion euro.

Në rast se përfundon me sukses nënshkrimi i De Ligt do të jetë një nga më të shtrenjtët e kësa vere.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb