Nga ERMELINDA HOXHAJ*

Maturantët e këtij viti akademik kanë mundësi që të aplikojnë për të vijuar studimet e larta në universitetet e Sllovakisë. Veç tyre, kanë mundësi të vijojnë studimet në universitete shtetërore sllovake edhe studentët që dëshirojnë të ndjekin studimet në nivelin Master. Ofrimi i bursave, bëhet falë marrëveshjes dypalëshe në fushën e arsimit mes Shqipërisë dhe Sllovakisë. Sipas MAS, aplikantët kanë mundësi përzgjedhjeje mes 9 programeve të studimit, ndërkohë që afati i fundit i aplikimit është data 20 prill 2015. Sipas të dhënave të MAS, çdo vit, rreth 2500-3000 maturantë zgjedhin të vijojnë studimet e larta në universitetet europiane, shpesh duke përfituar edhe nga këto lloj bursash.

Programet
“Në bazë të marrëveshjes dypalëshe të bashkëpunimit në fushën e arsimit, qeveria e Republikës së Sllovakisë ofron bursa studimi universitare në nivelin Bachelor dhe në Master për shtetas shqiptarë, të cilët dëshirojnë të studiojnë në institucionet shtetërore të arsimit të lartë të Republikës së Sllovakisë për vitin akademik 2015-2016 në 9 programe studimi”, njofton MAS. Programet e studimit mes të cilave duhet të përzgjedhin kandidatët janë: Pedagogji, Kujdestari, Shkenca pedagogjike; Shkenca sociale dhe të sjelljes; Ekonomi dhe menaxhim; Ekologji dhe shkenca mjedisore; Arkitekturë dhe inxhinieri; Inxhinieri ndërtimi, teknologji, manifakturë dhe komunikim; Agrikulturë; Pylltari dhe programi i nëntë është Menaxhim uji.

Dokumentet
Sipas njoftimit të MAS, kandidatët e interesuar për këto bursa duhet që dërgojnë me postë deri në datën 20.04.2015 në Drejtorinë e Integrimit dhe Projekteve në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dokumentet e domosdoshme. Në to përfshihen: Kërkesa për studime, duke specifikuar degën në të cilën kandidati dëshiron të studiojë. Në kërkesë të jepet një adresë kontakti e-mail dhe numër telefoni; Vërtetimi i notave për dy vitet e para dhe të semestrit të parë të vitit të tretë të shkollës së mesme. Ky vërtetim duhet të jetë i firmosur nga Drejtoria Rajonale/Zyra Arsimore e rrethit përkatës dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit; Fotokopja e kartës së identitetit; Fotokopja e pasaportës; Raporti mjekësor për aftësi studimi; si dhe 4 fotografi dokumenti. Të interesuarit, kushtet e përfitimit të bursës, përshkrimi i detajuar i degëve studimore dhe informacione të tjera gjenden në faqen e internetit të Ministrisë së Arsimit të Republikës së Sllovakisë: www.minedu.sk.

BURSA STUDIMI NE UNIVERSITETET SLLOVAKE

Programet e studimit

1. Pedagogji, Kujdestari, Shkenca pedagogjike;
2. Shkenca sociale dhe të sjelljes;
3. Ekonomi dhe menaxhim;
4. Ekologji dhe shkenca mjedisore;
5. Arkitekturë dhe inxhinieri;
6. Inxhinieri ndërtimi, teknologji, manifakturë dhe komunikim;
7. Agrikulturë;
8. Pylltari;
9. Menaxhim uji.

Dokumentet që duhen për aplikim

Kërkesa për studime, duke specifikuar degën në të cilën kandidati dëshiron të studiojë. Në kërkesë të jepet një adresë kontakti e-mail dhe numër telefoni;
Vërtetimi i notave për dy vitet e para dhe të semestrit të parë të vitit të tretë të shkollës së mesme. Ky vërtetim duhet të jetë i firmosur nga Drejtoria Rajonale/Zyra Arsimore e rrethit përkatës dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit;
Fotokopja e kartës së identitetit;
Fotokopja e pasaportës;
Raporti mjekësor për aftësi studimi;
4 fotografi dokumenti.

Instituti Masdar në Abu Dhabi, dhjetë bursa për Master dhe Doktoraturë

Ministria e Arsimit dhe Sportit informon të gjithë të interesuarit, se Instituti Masdar në Abu Dhabi, ofron dhjetë bursa për studime pasuniversitare për studentët shqiptarë. Afati i aplikimit është 31 maji 2015 dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë aplikim nga Shqipëria. Aplikimi është i lirë dhe mund t’i referoheni portalit online www.masda-r.ac.ae/admissions. Sistemi pranon vetëm 60 aplikimet e para nga secili vend dhe më pas juria përkatëse bën përzgjedhjen e dhjetë kandidatëve më të përshtatshëm për programet pasuniversitare. Rimbursimi i bursave është mjaft i lartë.

Botuar sot në Gazetën Shqiptare
(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: