Sllovakia ka dëbuar tre pjesëtarë të stafit të ambasadën ruse në kryeqytetin Bratisllava.

Agjensia e lajmeve TASS e Rusisë citoi kanalin televiziv Markiza me qendër në Bratisllavë, i cili pretendon se ata janë oficerë të shërbimeve të inteligjencës ruse.

Ambasada ruse në Sllovaki tha se nuk komenton raportimet në mediat sllovake, shtoi TASS.

Në muajin qershor, mediat lokale në Çeki njoftuan se vendi shpalli persona të padëshiruar dy diplomatë nga ambasada ruse në Pragë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb