Sllovakia ka filluar regjistrimin e takimeve për vaksinimin me Sputnik V.

Ministri i Shëndetësisë, Vladimir Lengvarsky njoftoi, gjatë një interviste televizive, se “regjistrimi për t’u vaksinuar me Sputnik V”, që nuk është miratuar ende nga autoritetet shëndetësore të BE-së, “është i mundur në internet që tani”.

Vaksinimet e para me Sputink V do të bëhen të hënën për personat midis 18 dhe 60 vjeç.

Sllovakia është vendi i dytë i BE-së, pas Hungarisë, që ka vendosur të përdorë vaksinën, edhe pse ende nuk është autorizuar nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA).//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb