SLLOVAKI

Sllovakia ka intensifikuar luftën ndaj COVID-19 duke u rikthyer sërish tek metoda e testimeve masive.

Vendi i BE ka testuar brenda 2 ditësh 2/3 e popullsisë ose 3.6 milionë banorë. Prej tyre 1% dolën pozitivë ose rreth 39 mijë persona të cilët do të karantinohen të gjithë për 2 javë.

Fillimisht testimet masive u mbajtën më 23 tetor në dy rajonet me më shumë raste infektimesh, Orava dhe Bardejov, për të vijuar këtë nëntor në gjithë vendin.

Prioritet ishin të gjithë personat më të mëdhenj se 10 vjeç teksa vendi prej 1 tetorit ndodhet në emergjencë kombëtare. Prej fillimit të pandemisë Sllovakia ka 219 viktima dhe rreth 62 mijë raste.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb