LUBJANË- Të paktën katër persona kanë vdekur dhe 25 të tjerë janë plagosur pas një përplasjeje në seri të 55 makinave pranë Senozeces, në perëndim të Sllovenisë, njoftuan sot burime të ndryshme.

Në këtë përplasje janë përfshirë autovetura, autobusë dhe kamionë. “Janë regjistruar deri tani katër të vdekur dhe 25 të plagosur”, njoftoi policia e vendit ballkanik. Incidenti po hetohet, ndërkohë që shkak kryesor për të mendohet se ishte mjegulla e dendur në autostradë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: