Një alpinist kroat ka vdekur dhe dy të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi u rrëmbyen nga një ortek në Slloveninë veriperëndimore , tha policia lokale.

“Ekipet e shpëtimit kanë gjetur një trup, por kërkimi është pezulluar për shkak të kushteve të vështira të motit dhe rrezikut të ortekëve”, tha për AFP zëdhënësi i policisë Bostian Repinc, duke shtuar se operacioni i kërkim-shpëtimit do të vazhdojë të hënën.

Tre alpinistët ishin pjesë e një ekipi prej shtatë anëtarësh nga Kroacia. Ata qëndruan në një strehë pranë malit Tosk dhe vendosën të fillonin zbritjen e tyre këtë mëngjes, pavarësisht kushteve të përkeqësuara të motit.

Operacioni i shpëtimit, në të cilin morën pjesë rreth 60 burra, filloi shumë shpejt, por moti i keq – shiu, bora dhe erërat e forta – i penguan helikopterët të ngriheshin në pasdite, kur u gjet trupi i parë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb