Centrali bërthamor i Sllovenisë, Kërshko, u mbyll sot si një masë paraprake, pas tërmetit me madhësi 6,3 ballë Rihter që goditi Kroacinë.

Sipas agjencisë sllovene të lajmeve, STA, kjo është një procedurë normale në rastet e tërmeteve të forta.

Një tërmet me magnitudë 6,3 ballë të shkallës Rihter tronditi para pak minutash Kroacinë, njoftoi Qendra Sizmologjike Europiano-Mesdhetare.

Tërmeti u ndje edhe në Itali, Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë. Edhe Sllovenia u godit nga një tërmet 5,2 ballë Rihter.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb