Një kërkesë mosbesimi u paraqit sot, disa javë pas një përpjekje të parë, kundër qeverisë sllovene të konservatorit Janez Jansa, i akuzuar nga opozita për përfitim nga pandemia e COVID-19, për të minuar shtetin e së drejtës.

“Qeveria aktuale dhe kryeministri i saj po drejtojnë vendin tonë në një rrugë autoritare”, tha për gazetarët, Karl Erjavec, kreu i partisë opozitare Desus.

“Ka ardhur koha që deputetët të vendosin nëse ata mbështesin një politikë të tillë apo një demokraci të hapur”, shtoi ai.

Sipas shtypit vendas, votimi, që bëhet në mënyrë të fshehtë, duhet të zhvillohet në fillim të javës tjetër, sipas shtypit lokal.

Pesë parti të opozitës së qendrës së majtë paraqitën një mocion më 15 janar, por e tërhoqën atë përpara votimit, sepse karantina e dy deputetëve pozitivë me COVID-19 kompromentoi mundësinë e tyre për të marrë 46 votat e nevojshme.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb