SLLOVENI- Në Slloveni zyrtarisht janë regjistruar 2.35 milionë telefona mobile, që i bie të ketë më shumë telefona sesa banorë, derisa telefonat fiks ky vend nuk i preferon edhe aq shumë pasi në total janë të regjistruar 721.000, ka bërë të ditur enti i statistikave në Lubjanë.

Numri i linjave fikse vazhdon të bie por edhe përdoruesit e tyre, kështu trafiku i telefonisë fikse gjatë vitit të kaluar është zvogëluar për 22 për qind.

Në të njëjtën kohë, numri i përdoruesve të telefonave mobil është rritur për katër për qind, por kohëzgjatja e bisedave ka stagnuar ose shkurtuar, derisa numri i mesazheve të dërguara është duke u rritur me të madhe gjatë dhjetë viteve të fundit.
(ma.ar/tg/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: