Sllovenia të martën shpalli 33 diplomatë rusë “persona të padëshiruar” si pjesë e solidaritetit me Ukrainën në mes të luftës Rusi-Ukrainë.

Ministria e Jashtme sllovene në një deklaratë tha se me këtë vendim synon të jetë në harmoni me vendet tjera të Bashkimit Evropian.

Më tej në deklaratë thuhet se diplomatëve rusë iu dha 10 ditë kohë për t’u larguar nga Sllovenia.

Sllovenia iu bashkua disa vendeve evropiane, përfshirë Francën, Gjermaninë, Holandën, Danimarkën dhe Suedinë, të cilat kanë dëbuar diplomatët rusë ditët e fundit.

Lufta Rusi-Ukrainë, e cila filloi më 24 shkurt, ka shkaktuar zemërim ndërkombëtar ndërsa Bashkimi Evropian, SHBA-ja dhe Britania e Madhe, vendosën sanksione të ashpra financiare ndaj Moskës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb