Pamje e mrekullueshme nga oqeani për të shijuar mëngjesin, plazhe karaibike gjatë pushimit të drekës dhe pas ditës së punës, momente me shije ekzotike. Një Smart working përrallor propozohet nga qeveria e Barbados, e cila sapo është hapur për turistët. Perla e Antille ofron 12 muaj vizë për ata që duan të kalojnë momentet e tyre pushime-pune në skenaret e mrekullueshëm të Barbados.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Smart working nga plazhi për të luftuar krizën. Ideja për këtë mënyrë pune është të tërheqë sa më shumë turistë që kanë mundësi të punojnë edhe nga laptop apo kompiuter në një vend pushimi.

Meqenëse Covid ka detyruar shumë kompani të praktikojnë punën inteligjente për të shmangur kontaktet dhe rreziqet midis punonjësve, pse të mos përfitoni nga mundësia për të punuar në distancë, duke e kthyer atë në një gjysmë pushimi?

Ideja u lançua nga Mia Amor Mottley, kryeministrja e shtetit të vogël të Commonwealth, që këshillon të gjithë ata që punojnë nga shtëpia, të shfrytëzojnë këtë mundësi, duke lëvizur në ishull për një vit të tërë ose në periudha alternative.
Vetëm me një vulë në pasaporte dhe ju jeni të mirëpritur në Barbados.

Në ishullin me 287 mijë banorë, ka rreth 98 të infektuar dhe 7 viktima gjithsej. Ekonomia lokale është paralizuar nga bllokimi i turistëve. Tani që aeroporti ndërkombëtar është rihapur, kush ka dëshirë të marrë pjesë në këtë program mund ti nënshtrohet testit përpara se të zbrese dhe të transportohet në ishull, për pushimet-punën e tij.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb