TIRANE

Reperi i njohur Kosovar Majk dhe e ish- e dashura e tij, Majlinda Zeka janë bërë shpesh objekt i medias rozë, pikërisht për shkak të raportit të tyre të ndërlikuar.

Diskutimet dhe problemet më të mëdha mes tyre, i adresohen më së shumti frytit të dashurisë, birit të tyre Roan. Pasi reperi i famshëm është vënë shpesh në fokus të kritikave nga fansat, për faktin se nuk kujdeset për të birin. Pak kohë më parë ka qenë vetë Majk që në rrjetet sociale, ku ka treguar edhe arsyen.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Majk deklaroi se Majlinda nuk e lejonte ta takonte djalin, ndërsa ajo e mohonte këtë duke e akuzuar reperin se nuk kujdesej për djalin.
Mirëpo këtë fillim viti, Majk dhe Majlinda e kanë hedhur pas krahëve sherrin.

Roan po qëndron aktualisht me Majkun i cili ka postuar disa video me të birin. Në njërin postim Majk filmon Roanin duke parë televizor ndërkohë që nëna e filmon. Në një postim tjetër Majk shkruan se ky është fillimi i mirë i vitit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb