Pas rastit të publikuar sot në’ “BalkanWeb’ , ku 14-vjeçari rrëfeu dramën e jetës së tij, ka reaguar kryetari i bashkisë së Gramshit, Klodian Taçe. Në telefon me gazetarin që ndoqi nga afër rastin, Shkëlzen Henkoja, Taçe thotë se merr përsipër pagesën e qirasë së shtëpisë së djalit.

“Fola personalisht me djalin dhe nesër do ta takoj dhe do t’i jap një zgjidhje të menjëhershme. Do të marrim përsipër të paguajmë qiranë e shtëpisë së djalit, për 3-4 vite. Do të sigurohemi që djalit të mos i mungojë asgjë jo vetëm me ndihma ushqimore, por edhe me gjithçka që është e domosdoshme që ai të mos shqetësohet.

Vëmendja e tij të jetë vetëm tek mësimet. Për pjesën tjetër, do të jemi pranë tij”, – tha Taçe për Balkanweb.

Mariglen Llapushi është vetëm 14 vjeç dhe 14 ditë më parë nëna e tij ndërroi jetë për shkak të sëmundjes së leucemisë. Për 13 vite Marigleni së bashku me nënën dhe gjyshen e tij kanë jetuar në një dhomë të vetme, ku qiranë e paguanin në fund të vitit (i ati e kishte braktisur). 14-vjeçari krahas dhimbjes për humbjen e nënës, kishte frikë në mos qiraxhiu e nxirrte jashtë nga shtëpia, pasi ai nuk kishte të ardhura të paguante.

“S’më zë gjumi, kam frikë se më vjen qiraxhiu dhe më nxjerr jashtë. S’kam t’i paguaj, ndërsa për të ngrënë më ka lënë mami pak ushqime”, – thotë Marigleni në kronikën e publikuar në Bë Marigleni është nxënës i klasës së tetë dhe ka nota të mira në shkollë ne fund të bisedës Taçe.

HISTORIA E 14-VJEÇARIT:

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: