Teknologjia ka ndryshuar jetët e njerëzve, por edhe mënyrën se si shkruajmë sot. Të rinjtë priren që në SMS të shkruajnë sa më shkurt, duke bërë që ndonjëherë të mos kuptohen fare.

Një studim në Britaninë e Madhe, ku janë përfshirë 2000 familje, ka nxjerrë përfundime se 86% e prindërve nuk kuptojnë fëmijët e tyre kur këta të fundit u shkruajnë SMS në celular ose rrjete sociale.

John Sutherland, profesor në Universitetin e Londrës, ka thënë se shumë fjalë kanë ndryshuar nga të rinjtë, shpjegime për të cilat nuk gjenden as në fjalor, prandaj as nuk kuptohen nga prindërit e tyre.

Në të vërtetë, ky problem është edhe në Shqipëri, pasi të rinjtë përdorin shkurtesat për të kursyer kohën dhe për të komunikuar me njëri-tjetrin, megjithatë rrezikohen që të mos kuptohen nga brezi më i vjetër, përfshirë edhe prindërit e tyre.

(a.n/tch/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: