Ish- ministri i jashtëm Ditmir Bushati ka analizuar situatën me plotësimin e kushteve dhe përmbylljen e reformave në prag të Konferencës së parë ndërqeveritare Shqipëri- BE për çeljen e negociatave.

Bushati thotë se barra kryesore për realizimin e reformave dhe kushteve është e qeverisë por përgjegjësia i ngelet të gjithëve, edhe palëve të tjera politike.

Por merita sipas Bushatit për kursin europian të Shqipërisë është vetëm e qytetarëve. Bushati thotë se plotësimi i kushteve varret vetëm nga vullneti politik dhe anëtarësimi ën BE i Shqipërisë që është një ëndërr duhet bërë një orë e më parë.

Ndërkohë Bushati zbulon një detaj nga seanca e sotme e parlamentit pasi atij nuk i është dhënë fjala për të folur nga foltorja për raportin vjetor për ecurinë e procesit të integrimit europian të Shqipërisë edhe pse ka qenë ish- ministër i jashtëm për disa vite.

 

 STATUSI NGA DITMIR BUSHATI

PËRGJEGJSHMËRI, LARGPAMËSI DHE PRONËSI MBI REFORMAT

Çdo vit në Kuvend paraqitet për shqyrtim raporti i qeverisë për ecurinë e procesit të integrimit europian ku analizohen arritjet dhe sfidat me të cilat përballet vendi.

Përgjithësisht jemi mësuar që të debatojmë mbi mënyrën sesi të tjerët na shohin. Por, ky raport është i rëndësishëm për faktin sesi e shohim ne veten, përballe kritereve që imponon ky proces dhe rrugën që duhet të ndjekim.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb