Përfaqësuesi ligjor i PD Indrit Sefa, në një lidhje live në rubrikën “Opinion” në News24, ka deklaruar se pas vendimit të marrë ditën e djeshëm nga Gjykata e Apelit, PD do të regjistrohet të hënën për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Sefa ka shtuar se vendimi i Apelit ishte një vendim i pritshëm, ndërsa ka shtuar se ky duhet parë jo si një moment triumfi, por si një moment reflektimi që drejtuesit duhet të bëjnë për të lënë mënjanë interesat e tyre dhe gjetjen e kandidatëve fitues për zgjedhjet lokale.

“Gjykata mori një vendim të drejtë. Ajo nuk e trajton çështjen politikisht, por juridikisht. Nuk merret me mbështetjen ose jo, por me faktet.

Berisha ka deklaruar ditën e sotme se në lidhje me vendimin e marrë nga Apeli dje, do t’i drejtohet me rekurs Gjykatës së Lartë. Kjo është zgjedhja e tij nuk cënon vendimmarrjen. PD vijon aktivitetin politik.

Berisha mendon që duke iu drejtuar rekursit apo Gjykatës Europiane mund të arrijë diçka, është e drejtë e tij që buron nga ligji.

Por një këshillë nga unë do të ishte që nëse klienti im do të ishte i bindur në vërtetësinë e akteve dhe thirrjen e Kuvendit, t’i drejtohej edhe një herë Gjykatës së Shkallës së Parë.

Përfaqësuesit që ai ka, nëse mendojnë se kjo është rruga e duhur, e kanë arsyetuar më mirë se unë, edhe përse kjo do kërkonte një kohë të gjatë.

Berisha ka besim vetëm tek Agron Zhukri.
Vendimi i Apelit ishte i pritshëm.

Procedura e zgjedhjes së kuvendit është jashtë statutore.
Aktet procedurale të bëra ë atë Kuvend janë në kundërshtime dhe me vetë aktet që ato kanë miratuar.

Nuk kemi asnjë kërkesë që Berisha të regjistrohet si kryetar i PD. Është një konfundim i jashtëzakonshme ku për opinionin publik.

Kërkesa e vetme ka qenë ajo për Rithemelimin. Debat teknik që është ezauruar mbi 5 orë në Gjykatën e Apelit.

Vendimin e djeshme nuk e quaj triumf, por moment reflektimi për ti treguar demokratëve që elita politike reflekton për të gjetur kandidatët fitues. Duhen lënë mënjanë interesat personale të drejtuesve të PD.

Le të zgjedhim alternativën më të mirë që do t’i shërbejë qytetarëve.

Duhet të kemi një mentalitet të ri drejtimi në PD, mos jetë më një parti që identifikohet me liderin por mbi diskutimet statutore.

Më 6 mars PD do regjistrohet në zgjedhje, kjo është pak por e sigurt. Pastaj koalicionet e kanë afatin më 16 mars, ndërsa kandidatët deri në 1 prill”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb