Në emisionin “Open” në News24 me gazetaren Eni Vasili, mbrëmjen e sotme po diskutohet në lidhje me aksionin e paligjshëm të qeverisë për konfiskimin e “Prestige Resort”.

Në një lidhje skype, Erjon Kanxheri, avokat i shoqërisë Erjoni sh.p.k, ka bërë një rezyme të ngjarjes në aspektin juridik.

Ai u shpreh se urdhri për konfiskimin e dy godinave është i paligjshëm, ndërsa shtoi se mbrojtja e pronës private bëhet nga Kushtetuta dhe nuk mund të cenohet me udhëzim administrativ apo me akte nënligjore.

Ai ka renditur paligjshmëritë të cilat evidentohen dukshëm në aksionin e sotëm.

“Shërbimi social është paraqitur me forcat e policisë në bazë të një urdhri të paligjshëm. Urdhri: Grupi të vijojë me punën për vënin në përdorim godinat.
Kemi një vendim të KKT që ka nisur një procedurë konfiskimi që është ankimuar dhe është në proces gjyqësor.

Shërbimi social nuk e ka marrë në posedim.

Me urdhrin në duar janë paraqitur me forcë në një ditë festë fetare, kanë hyrë me dhunë në territorin e kompleksit dhe kanë shqyer dyert për të hyrë me dhunë. Kanë përdorur persona jo pjesë e policisë që kanë shqyer dyert. Pasi kanë hyrë në godinë, nuk kanë pranuar që stafi të ishte i pranishëm për ndjekjen e procedurave. Ajo që vlen të theksohet është se vendimi për konfiskim është ankimuar, çka detyron një akti inspektimi.

Ne kemi humbur posedimin me dhunë, procedura normale nuk është zbatuar. Për procedurë duam të sqarojmë se nuk ka pasur asnjë njoftim në lidhje me konfiskimin që kur ka nisur procedura. Proceduralisht nuk është njoftuar asgjë, madje jemi njoftuar në janar nga AZHT për një vendim të KKT ku përcaktohej se vendimi është publikuar në faqe që nuk rezultonte e vërtetë.

Askush nuk ka të drejtë të hyjë në një pronë private pa një urdhër gjykate apo prokurorie. Në juridiksionin civil duhet të shkojnë tek gjykata. Ligji parashikon që prona shtetërore e private trajtohen njëlloj.

Nëse Shërbimi Social ka pretendime për pronën duhet të shkonte në gjykatë.

Dyert nuk i hapëm sepse nuk duam të bëhemi palë në paligjshmërinë e tyre.

Ata e kuptojnë kush është pronari, e kanë shumë të qartë kush është por duan të anashkalojnë procedurat e duan të bëjnë fakt të kryer një akt të tillë.

Këtu po flasim për mbrojtje të pronës që mbrohet nga Kushtetuta.

Nuk mund të cënohet prona me akte nënligjore apo me udhëzime administrative.
Edhe VKM për konfiskimet, parashikon se do dalë një udhëzim i KKT që të përcaktojë procedurat e konfiskimit.

Urdhri që u paraqit sot, ishte i datës 21 mars.

Shihni ligjin e policisë së shtetit, askund nuk parashikohet se mund të hyjnë në një pronë private. Mund të mbështesë përmbaruesin jo institucionet në pretendimet e tyre për një pronë.

Policia nuk mund të hyjë në godinë kjo është kategorike. Për më tepër nuk mund të ndalojë të tjerët të hyjnë në godinë, që ne na u ndalua. Theksoj se godina brenda është e mobiluar, grupi i punës hyri brenda ne nuk dimë ç’kanë bërë atje. Kur dolën ndërruan drynin.
Në dy godinat kanë vendosur polici private”, ka sqaruar avokati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: